Theu masën e arrestit dhe lëvizte me makinë pa leje drejtimi, vihet në pranga 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Policia Makina

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 28-vjeçarin Kristian Kovaçi,. pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Uniformat blu bëjnë me dije se 28-vjeçari u kap duke qarkulluar me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Lezhë-Informacion-

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe në pranga 28-vjeçari, i cili po drejtonte një automjet, pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. K.(P)., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në qytet Lezhë, duke qarkulluar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi.

Nga veprimet e mëtejshme ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, me vendimin e datës 11.10.2021, për veprën penale “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Theu masën e arrestit dhe lëvizte me makinë pa leje drejtimi, vihet në pranga 28-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook