Portieri Simon Simoni nuk u bashkua me skuadrën dinamovite përgjatë përgatitjeve të verës. Ai që në fillim është konsideruar një lojtar që do të shitet nga Dinamo dhe ka qenë në pritje të firmës me skuadrën e re.
Portieri lezhjan ndodhet në Turqi, ku pritet që të vazhdojë karrierën, ndërkohë mbetet të mësohet edhe emri i skuadrës dhe detajet e marrëveshjes mes klubeve.
Firma duket çështje ditësh apo orësh për portierin e talentuar, që së fundi u grumbullua edhe nga Kombëtarja. Dinamo pritet që të arkëtojë një shumë të kënaqshme nga shitja e portierit të perspektivës.
Arena e Lajmit