“E gjeta me kokën në çimento, i vjen inat që e ëma s’mori përsipër fajin”, flet burri i pastrueses: Po ça kujdesej ajo për djalin, po të donte…

Spartak Dobi 2

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit e cila është arrestuar për vjedhjen e shumave të majme nga banesa të zyrtarëve të lartë në të cilat punonte si pastruese, ka folur gjatë në një intervistë të dhënë për gazetarin Igli Çelmeta në News24.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer momentin kur ka shkuar në paraburgim për të takuar të birin, Havierin, i cili është arrestuar bashkë me të ëmën, dhe e ka gjetur atë në gjendje të rënduar psikologjike.

Ai thotë se djalin e gjeti me kokën në dysheme, dhe se ishte mërzitur shumë që nëna e tij nuk kishte pranuar fajin e vetme, dhe nuk e kishte nxjerrë këtë të fundit nga burgu.

“I kërkoj shtetit dhe i lutem qeverisë dhe Ramës që djalin të a lirojnë me kusht, se atë djalë kam, s’kam njeri.

Djali kishte ra në çimento, koka në çimento, se i vjen inat që pse nona e vet nuk e mori përsipër, asgjë s’më tha. Paratë i kishte fshehur gruaja, djali s’ka dit asgjë. Kemi dalë ne dhe ajo e shfrytëzoi. Dua vetëm të më lirojnë djalin me kusht”, rrëfen ai.

Ndërkohë me tej thotë se më të shoqen nuk ka pasur asnjë komunikim që pas momentit të arrestimit, ndërsa këtë të fundi e bën fajtore për të gjithë këtë situatë në të cilin ka futur, sipas tij, padrejtësisht të birin.

“Me bashkëshorten nuk fola, iku. Si flet djalit të vet! Gruaja… po ca kujdesej ajo për djalin, po të donte  e kishte nxjerr djalin jashtë, do dënohej 5 o 7 vjet. Djalit po mos i jepte pare, si do i blinte makinat. Ti ku i gjete lekët”, deklaron ai.

“E gjeta me kokën në çimento, i vjen inat që e ëma s’mori përsipër fajin”, flet burri i pastrueses: Po ça kujdesej ajo për djalin, po të donte…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook