Bashkëshorti i Rozeta Dobit ka folur për “News24”. Spartak Dobi ka thënë se nuk kishte dijeni për grabitjen që kishte kryer bashkëshortja Rozeta dhe djali Havier Dobi.
Ai ka theksuar se në këtë histori faj ka bashkëshortja, ndërsa kërkon lirimin e djalit.
Pjesë nga intervista:
I kërkoj shtetit shqiptar meqenëse kam bere burg vete do i lutem shume qe djalin te ma lirojnë me burg me kusht se atë fëmijë kam
E keni takuar djalin pas kësaj?
Dobi: Shkuam dje nuk fliste fare, i kishte rene kokës në cimente ishte çarë sepse i vjen inat qe nuk e mori nena vete përsipër qe e kam bere unë. Ti e ke bërë ku dinte djali ku ishin paratë.
Ju si mendoni paratë kush i kishte fshehur?
Dobi: Bashkëshortja. Djali s’ka ditur gjë
Pyetje: Ka shfrytëzuar momentin qe ju nuk keni qenë në banese?
Dobi: Jo nuk kemi qene këtu
Ju mendoni se bashkëshortja juaj ka marr këto para apo ne te gjitha banesat qe punonte?
Dobi: Jo jo që të gjitha në një i ka marr. Ai i banesave bën qejf ikën nëpër kampe nepër dete, paguan tjetërkush për atë se kane thirr njëher ne prokurori. Unë kërkoj vetëm këtë nga ju dua te me ndihmosh për lirimin e djalit në kusht.