Talenti i Viçenzës, Tomazo Mançini, ka fituar vëmendjen e mediave italiane me paraqitjet e tij me skuadrën pavarësisht moshës së re. Klubet e mëdha ishin vënë në ndjekje të 17- vjeçarit me Milanin dhe Juventusin që ishin në krye të radhës për të marrë shërbimet e tij.
Me sa duket, kampionët e Italisë kanë qenë më bindës duke joshur 17-vjeçarin. 190 centimetra i gjatë, ai konsiderohet si “Ibra i ri” edhe për shkak të shpirtit luftarak që shfaq në zonë si dhe sensit të lindur të shënimit të golave që e karakterizon lojën e tij, gjë që i siguroi edhe grumbullimin në ekipin e parë të Viçenzës.
1.5 milionë euro plus disa bonuse për t’i dhuruar Injacio Abates bomberin për sezonin e parë në krye të ekipit Primavera, teksa Mançini do të ketë mundësi të sfidojë pikërisht ekipin e ri në miqësoren e së shtunës kur Viçenza të presë kampionët e Italisë.
Arena e Lajmit