Ditën e nesërme Arinaldo Rrapaj pritet të ketë një motiv më shumë për të luajtur fort në derbi.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se në stadium të jenë të pranishëm skautë nga një klub hungarez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin.
Vlonjati ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv, teksa ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 1 asist në Superiore, duke treguar menjëherë cilësitë e tij.
20-vjeçari pritet të jetë titullar në derbi, me trajnerin Mehmeti, që tashmë i ka qartësuar idetë për formacionin.
Arena e Lajmit