Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si “Reqi i Korçës” dhe me 2.4 vite Ervis Kosovën.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Goskova dhe Kosova janë dënuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim.
Të dy akuzohen se kanë tentuar të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi në procesin ndaj Emiljano Shullazit.
Shullazi dhe 6 të tjerë akuzohen për vrasjen e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt.