Kristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Xheorxhina Rodriguez shquhen për jetën e luksit që bëjnë. Që nga udhëtimet, veshjet dhe deri tek aksesorët me çmime stratosferike.
Por si duket këtë gjë ia kanë ngulitur edhe djalit 5-vjeçar. Djali i vogël është shfaqur me vëth diamanti dhe kaq ka mjaftuar që fansat të ‘shpërthejnë’ kundër CR7-ës dhe blogeres.
Rodriguez postoi një foto të dy fëmijëve të vegjël në Instagram. Në të shihet djali Mateo duke puthur motrën e tij, Esmeraldan.
“Nuk do ta lënë të jetë fëmijë”, thuhej në një nga komentet.
Të tjerë e konsiderojnë të papërshtatshme që një fëmijë pesëvjeçar të mbajë një vath, duke pretenduar se “në atë moshë fëmija nuk vendos nëse do të mbajë vëthë apo jo”.
Ndërkohë, një përdorues tjetër sulmoi dyshen Ronaldo-Rodriguez që zgjodhën të tregonin pasurinë e tyre në rrjetet sociale përmes fotove të fëmijëve të tyre. “A është e nevojshme të tregosh pasuri të tepërt, duke i vendosur vëthë një fëmije?”, u shpreh një tjetër ndjekës.