Armando Broja vazhdon të ndajë opinionin sportiv në Angli. Nga një anë me emra të njohur të cilët e shohin atë më mirë në një klub ku të luajë me rregullsi, ndërsa nag ana tjetër ka personalitete që mendojnë se hapi i ardhës i rritjes është të provojë vetën nëse mund të shperthejë në skuadrën e parë të Çelsit. Një prej këtyre të fundit është edhe ish-sulmuesi Noel Uilan, me një të kaluar në skuadra si Lids e Koventri në elitën e futbollit anglez.
Ai ka argumentuar për “Football Insider” se Çelsi duhet t’i besojë Brojës një mundësi për të treguar veten me blutë dhe të insistojë që të marrë maksimumin nga një djalosh i cili ka treguar në eksperiencën te Sauthempton se mund të bëjë punë edhe në elitën e futbollit anglez.
“Ai ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë në Premier Ligë. Huazimi te Sauthempton e tregoi këtë. Ka interes nga klube të tjera të cilët kanë parë diçka te ai dhe Çelsi duhet të shohë edhe vetë. Ndoshta ata nuk do të kenë nevojë që të dalin e të shpenzojnë 50-60 milionë paund për një sulmues të ri, nëse e kanë një të tillë të gatshëm. Por atij i duhet dhënë një mundësi.
Mendoj se do të ishte kriminale nëse nuk do ta bënin një gjë të tillë. Ai është një lojtar i Çelsit, ka klube të interesuar, pse të mos e provojnë? Kur ke dikë të gatshëm që mund të shënojë në Premier Ligë, atyre u nevojitet një mundësi. Lojtarëve si Verner iu dha ky shans, Brojës jo. Tani është koha që të shohim se çfarë mund të bëjë”, argumentoi ish-sulmuesi i cili në rininë e tij ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Anglisë.
Arena e Lajmit