“Gurin e themelit në Drejtësi e kemi vënë vetëm ne”, paralajmërimi i Ramës: Nuk i ndahemi Reformës deri sa para drejtësisë të shkojnë…

Ramaaaa

Kreu i qeverisë Edi Rama, deklaroi sot gjatë konferencës për mediat, se gurin e themelit në Drejtësi, e ka vendosur  vetëm Partia Socialiste.

Rama tha se nuk do t’i ndahen  kësaj Reforme, deri sa para drejtësisë të dalin prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.

“Nuk është ky problem i pozitës dhe karrierës time politike, po është problem që lidhet me investimin më të madh politik dhe moral që është  bërë në këtë vend që është reforma në drejtësi dhe drejtësia, të gjitha të tjerat, kush më mirë e kush më keq i kanë bërë të tërë.

Mund të bëjmë shumë diskutime për këto, por të gjithë e kanë vënë një tullë, tek drejtësia e kemi vetëm ne gurin e themelit dhe s’mund të lëmë që ta mbulojë rëra e të kaluarës dhe të vazhdojë frika nga të njëjtat forca nga të kaluarës.

Nuk do t’i ndahemi pa para veprim, që është vënia para drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar që janë shpallur nga Komisioni i Pavarur dhe jo nga ne”, u shpreh ai.

 

“Gurin e themelit në Drejtësi e kemi vënë vetëm ne”, paralajmërimi i Ramës: Nuk i ndahemi Reformës deri sa para drejtësisë të shkojnë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook