Të shtunën e 13 gush tit Seria A do të ngre jë siparin mbi sezonin e ri. Sampdoria – Atalanta e orës 18:30 do të jetë ndeshja e parë, teksa po atë datë, por në mbrëmje, do të jetë radha e kampionëve të Italisë të zbresin në fushë përballë një “San Siro”-je të stërmbushur nga dëshira për të mbështetur kampionët e Italisë në daljen e parë.
Në fakt, kampionati i sivjetshëm pritet të jetë më i luftuar se ato të viteve të fundit. Milani e nis me objektivin për të ruajtur kurorën, teksa Interi mezi pret t’ia rrëmbejë për të arritur yllin e dytë përpara armiqve të përbetuar. Juvja ka dy vite pa titull, një risi në dekadën e fundit.
Pritja është e gjatë dhe në Torino kanë bërë goditje niveli për të kërkuar rikthimin e madh. Interi ka rimarrë Lukakun që la ekipin e ëndërruar në fëmijëri për t’u kthyer aty ku vërtetë vlente diçka. “Djalli” pret shumë nga De Ketelere, por edhe nga Maldini që në këtë muaj të fundit merkatoje duhet të nxjerrë ndonjë magji tjetër.
Napoli më shumë ndryshime dhe Roma e Murinjos me Dibalën, e ndoshta Vajnaldumin, plotësojnë tablonë e pesë motrave që do të mundohen të mposhtin njëratjetrën. Kampionati nis me zero pikë dhe Milani vjet tregoi se nuk fitohet vetëm me emra. Leksione mund të japë kushdo e në çdo kohë, edhe një 35-vjeçar si Zhiru apo një 20-vjeçar si Kristjan Asllani ynë që te zikaltrit synon diçka më shumë se vendi i titullarit.
Arena e Lajmit