Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”! Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, publikuan ditën e sotme, një fotot nga darka e drejtorit sportiv të Partizanit, Elton Marini, me sulmuesin Sindrit Guri.
Ai i ka shprehur 28-vjeçarit dëshirën e madhe për ta afruar te Partizani, madje mësohet se të kuqtë kanë bërë edhe ofertën financiare të tyre kundrejt lojtarit. Guri nga ana e tij nuk e ka dhënë një përgjigje përfundimtare, por ka qenë i hapur për një transferim të mundshëm te Partizani.
Me shumë gjasa pas dy ndeshjeve Europiane që Shkëndija do të luajë ndaj suedezëve të AIK, do të vijë edhe përgjigjja zyrtare e sulmuesit të Kombëtares. Gjasat janë të mëdha që Guri të rikthehet në futbollin shqiptar për të nisur një aventurë me “demat e kuq”.
Arena e Lajmit