Talentja e skive alpin la Italinë për Shqipërinë, kampionia olimpike ngre alarmin: Nuk heq dorë nga vendi im

Lajmi se një trajnere e njohur italiane dhe një prej talenteve më të mëdha të garave për ski në këtë vend ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë dhe jo Italinë, ka alarmuar opinionin sportiv përtej Adriatikut. Skiatorja 15-vjeçare Lara Kolturi ka marrë pasaportën shqiptare dhe tani e tutje do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi, nën kujdesin e mamasë së saj, ish-kampiones në sportin e skive, Daniela Çekareli e cila është bërë trajnere e ekipit kombëtar të disiplinës së skive alpinë.

Lara Kolturi

Lara Kolturi

Një zgjedhje e cila është diskutuar gjatë në Itali, ku tashmë ekziston frika se në rast suksesesh, sportiste të tjera do të ndjekin këtë shembull, pasi prindërit e saj kanë ndërtuar një ekip të rinjsh fantastik që ka fituar thuajse çdo garë rajonale e kombëtare në Itali. Ndaj në intervistën e dhënë sot për “La Gazzetta Dello Sport”, për këtë çështje është shprehur edhe kampionia olimpike, Sofia Goxhia, figura më përfaqësuese e skive alpin për Italinë momentalisht.

Sofia Goxhia

Sofia Goxhia

“Mund të them vetëm se flamuri italian është diçka që unë kultivoj brenda vetes. Për mënyrën se si jam ndërtuar unë, për empatinë që ndjej ndaj popullit italian, të përfaqësoj vendin tim është diçka nga e cila nuk heq dorë dhe është një burim i pashtershëm energjie”, tha Goxhia në këtë apel të sajin që më shumë dukej se i drejtohej sportisteve të tjera të reja për të mos ndjekur shembullin e tashmë shqiptares Kolturi.

Arena e Lajmit


Talentja e skive alpin la Italinë për Shqipërinë, kampionia olimpike ngre alarmin: Nuk heq dorë nga vendi im

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook