Klauzola e largimit, Kukësi në pritje të sulmuesit/ Ja prapaskenat me boshnjakët për Lukiç

“Panorama Sport” raportoi një ditë më parë për arritjen e marrëveshjes me dy lojtarë, portugezin Tiago Ferreira dhe boshnjakun, Jovo Lukiç. Nëse për mbrojtësin nuk ka më asnjë pengesë, për sulmuesin janë ende disa detaje për t’u zgjidhur midis dy klubeve.

jovo-1-

Lukiç është aktualisht nën kontratë me ekipin e Borak Banja Luka deri në vitin 2025 dhe madje është aktivizuar me këtë skuadër këtë sezon në kampionatin që sapo ka nisur. Por, burimet pohojnë për gazetën se palët kanë pasur një klauzolë largimi nëse i vjen ndonjë ofertë nga jashtë vendit, duke mos u bërë pengesë.

lukic

Mirëpo, pavarësisht kësaj klauzole, ekipi boshnjak kërkon të mbajë një përqindje të kartonit të lojtarit në rast të një shitjeje të mundshme dhe ky është detaji që po diskutohet ndërmjet palëve. Gjithsesi, futbollistët do të bashkohen me skuadrën vetëm pas rikthimit në kryeqytet, ku do të vihen menjëherë nën urdhrat e Gegës.

Arena e Lajmit


Klauzola e largimit, Kukësi në pritje të sulmuesit/ Ja prapaskenat me boshnjakët për Lukiç

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook