I ra të fikët në seancë, pas trajtimit mjekësor kthehet në gjykatë, vendoset masa për autorët që grabitën dyqanin në Durrës

I Riu

Erlind Shehaj i cili u arrestua pasi së bashku me Orges Monën grabitën një dyqan në Durrës , i ranë të fikët në sallën e gjyqit. Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha për BalkanWeb se momentin kur ka ndodhur ngjarja, drejtuesit i kanë dhënë ultimatum togave të shoqërimit që i riu të mbahet në jetë me çdo kusht.

Ndërkohë seanca u ndërpre dhe Shehaj u dërgua menjëherë në spital. Gjithashtu Shehaj kishte shfaqur debulesë, ndërsa mësohet se vuan nga epilepsia.

Sakaq pasi mori ndihmën mjekësore, ai u paraqit në gjykatë dhe iu caktua masa ‘arrest në burg’. E njëjta masë është dhënë edhe për të arrestuarin tjetër.

‘Mbajeni në jetë me çdo kusht’, ishte ky udhëzimi që drejtues të policisë së Durrësit i kanë dhënë togës së shoqërimit të 35-vjeçarit, autor i grabitjes së një shumë parash në një dyqan të kryer së bashku me Orges Monën. Të rinjtë janë dërguar në gjykatën e Durrësit tri ditë më parë, pas grabitjes së një dyqani. Në momentin që janë dërguar nga toga e shoqërimit, Erlind Shehaj i ka rënë të fikët dhe toga e shoqërimit ka lajmëruar ambulancën ku mjekët i kanë dhënë ndihmën e parë. Aktualisht seanca nuk ka nisur, pasi njëri prej tyre po merr trajtime mjekësore. Fillimisht 35-vjeçari ka pasur debulesë dhe në momentin kur ka hyrë në gjykatë i kanë rënë të fikët. Të rinjtë kishin tri ditë në dhomat e paraburgimit”, raportoi gazetarja.

Arena e Lajmit

I ra të fikët në seancë, pas trajtimit mjekësor kthehet në gjykatë, vendoset masa për autorët që grabitën dyqanin në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook