Grabiti me armë dyqanin në Durrës, i riu ndihet keq në sallën e gjyqit dhe humb ndjenjat. Momenti kur nxirret me karrocë nga gjykata

Durres I Bie Te Fiket

Dy të rinjtë Orges Mona dhe Erlind Shehaj kanë dalë sot para gjykatës, pasi u arrestuan për grabitjen e xhiros së një dyqani në Durrës.

Por njëri prej të rinjve ka humbur ndjenjat dhe për pasojë ka mbërritur ambulanca ku më pas është shoqëruar në spital. Ka qenë i riu Erlind Shehaj ai që ka rënë pa ndjenja.

Të rinjtë Shehaj dhe Mona grabitën nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore prej 15 mijë lekësh të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, pak ditë më parë.

Të dy personat e arrestuar janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arena e Lajmit

Grabiti me armë dyqanin në Durrës, i riu ndihet keq në sallën e gjyqit dhe humb ndjenjat. Momenti kur nxirret me karrocë nga gjykata

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook