“S’më ka vjedhur para, vetëm bizhuteri”, zbardhen dy emra të tjerë që kishin rënë pre e grabitjes së pastrueses

Rozeta Dobi 1

Zbulohen dy emra të tjerë që kanë rënë pre e grabitjes së Rozeta Dobit, e cila punonte në banesat e tyre si pastruese.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasit Leonard Ciko dhe Altin Dine. Këta të fundit kanë deklaruar në prokurori se 49-vjeçarja iu kishte vjedhur bizhuteri, por jo para.

Kujtojmë se Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi ndodhen pas hekurave nën akuzën e vjedhjes në banesën e ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj të një shumë prej 120 mijë eurosh.

Ndërkohë në banesën e saj u gjetën dhe mbi 400 mijë euro, që dyshohet se janë vjedhur në disa banesa të tjera ku ajo punonte si pastruese.

Arena e Lajmit

“S’më ka vjedhur para, vetëm bizhuteri”, zbardhen dy emra të tjerë që kishin rënë pre e grabitjes së pastrueses

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook