Federiko Bernardeski dhe Juvja papritur kanë vendosur të bëjnë paqe dhe me shumë mundësi do të vazhdojnë së bashku.
Sulmuesi në skadencë kontrate në 30 qershor fiton 5 milionë euro neto në sezon me akordin aktual, por duke parë se nga Roma, por edhe Milani e Interi nuk i kalojnë 3.5 milionët ofertë (sa i ofron edhe Juvja), Bernardeski duket se ka ndryshuar mendje dhe do të qëndrojë në Torino për të njëjtën shifër.
Për 28-vjeçarin do të ketë një rinovim për dy vite.
Arena e Lajmit