Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me buldozer, lirohet italiani, rrëfimi në gjykatë: U vetëmbrojta, fqinji do vriste 6 persona

It

Është liruar nga burgu italiani Sandro Mugnai, i cili vrau me armë zjarri shqiptarin që po shkatërronte me buldozer banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën mes 5 dhe 6 janarit në Arezzo. Gjykata vendosi që mos të marrë asnjë masë paraprake për 53-vjeçarin, një artizan i hekurit, i cili u arrestua natën e Epifanisë në fshatin San Polo për vrasje.

Sipas gjyqtares hetuese Giulia Soldini, kushtet për masën e sigurimit në burg nuk ekzistojnë: rrezik arratisjeje, prishje të provave dhe përsëritje e krimit. Mugnai iu përgjigj pyetjeve gjatë seancës gjyqësore, ndërsa pohoi se veproi në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi rrezikoheshin 6 jetë në banesë.

Natën mes 5 dhe 6 janarit, 53-vjeçari mori pushkën e gjuetisë që mbante rregullisht dhe qëlloi në drejtim të shqiptarit Gezim Dodolit, 59 vjeç, i cili ndodhej në kabinën e mjetit mekanik me kovën që çante murin dhe hyrjen në banesa.

Arena e Lajmit

Vrau shqiptarin pasi i sulmoi shtëpinë me buldozer, lirohet italiani, rrëfimi në gjykatë: U vetëmbrojta, fqinji do vriste 6 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook