Pastrimi i organizmit është i një rëndësie të veçantë për arsyen se toksinat pengojnë qarkullimin e gjakut, shpërndarjen e oksigjenit dhe mbi të gjitha punën e mëlçisë.

Për më tepër, eliminimi i toksinave është thelbësor për uljen e tensionit të lartë dhe parandalimin e atakut në zemër.

Një nga kurat natyrale më të mira për pastrimin e mëlçisë është ajo me panxhar, kivi dhe majdanoz.

Qërojeni kivin dhe prijeni në copa të vogla.

Qërojeni panxharin dhe prijeni në copa dhe më pas hidhini në mikser bashkë me majdanozin e copëtuar.

Lëreni mikserin të bëjë punën e vet për 1-2 minuta dhe lëngu është gati.

Kivi, majdanozi dhe panxhari janë ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë dhe enëve të gjakut nga toksinat.

Panxhari i kuq vjen gjithashtu në ndihmë për të forcuar imunitetin.

Ai përmirëson nivelin e shpërndarjes së oksigjenit në ccdo qelizë të trupit dhe rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Panxhari është gjithashtu i pasur me vitamina dhe është efikas në përmbushjen e nevojës së organizmit për hekur.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pirja e tre gotave më lëng kivi në ditë ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe për një imunitet të fortë.

Kivi është shumë i pasur me fibër dhe rrjedhimisht pengon rritjen e kolesterolit të keq.

Kivi rekomandohet edhe për parandalimin e kancerit të zorrës së trashë.

Kivi është një frut ideal për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Ai ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Kivi është gjithashtu shumë i pasur me vitaminë C.

Ndërkohë enzimat e panxharit dhe të kivit së bashku e mbrojnë mëlçnë nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Shëndeti i enëve të gjakut është i lidhur ngushtë me mëlçinë.

Lëngu i panxharit dhe kivit pastron enët e gjakut dhe çliron mëlçinë nga toksinat.

Këtë lëng duhet ta përfshini sa më shumë në regjimin tuaj ushqimor. Llogarisni ta vazhdoni kurën për një periudhë 15 ditore duke e konsumuar lëngun esëll në mëngjes, një herë në ditë./AgroWeb.org

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook