Çelsi duket se këto ditë të fundit përpara startit të kampionatit po përqendrohet në merkato për të kompletuar organikën dhe për ti plotësuar teknikut Tomas Tuhel kërkesat që ai i kishte bërë drejtuesve, ku një prej tyre ishte mesfushori i Leister, Uesli Fofana.
Sipas raportimeve nga “Sky Sports”, londinezët po punojnë për ta mbyllur sa më shpejtë këtë transferim dhe i kanë ofruar rivalëve të Premier Ligës 60 milionë paund për kartonin e 21-vjeçarit.
Leister duket e bindur nga oferta duke parë dhe insistimin e Çelsit për lojtarin me palët që kanë arritur një akord. Në këto kushte duket të mos ketë probleme për francezin që është në pritje të zyrtarizimit të kësaj aventure të re brenda Anglisë.
Arena e Lajmit