Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri të ditur se ka gati projektligjin për parashkrimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimin e organizuar.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, ai tha se kategoritë që do të preken nga ky pr.ligj janë kryeministri, zv.kryeministri, ministrat, kryetari i Kuvendit, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ish funksionarët në këto pozicione.
“Sot ketu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve te sipërpërmendur. Ky ligj ka dy nene. Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkrimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zv.kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funksionarëve të sipërpërmendur. Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare”, tha Berisha.
Sipas tij “Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliardë euro, vjedhje e shpërdorime. Kur korrupsioni, vjedhja e këtyre zyrtare është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve, te gjithë problemeve të shtetit ligjor që e kane degraduar atë nën diktaturën komuniste të Vietnamit. Qeverisja është edhe më e korruptuar se diktatura komuniste e Vietnamit. E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në offshore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit. Mungesa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Rramës, Agaçit, Ahmetajt, Erion Velisë, ja mbathin dhe kthehen pasi kalon afati. Ky parashkrim nuk do mund tu njihet këtyre. Kjo nuk bie ndesh me frymën e Kushtetutës. Vetë kushtetuta ka përcaktuar që në rrethana të veçanta mund të behet kufizim te drejtash. Dhe nëse ka vend në botë që ka nevojë për këtë është Shqipëria. Prandaj ky nen, respekton Kushtetutën, vetëm se unë do kishe mendim që njerëzve tanë te ligjit tu sugjeroja tu vëmë një afat edhe për 25-30 vitet që vijnë”.