Botërori i Formulës 1 mbylli pjesën e parë të sezonit, teksa pilotët tashmë po shijojnë disa ditë pushime, por me sa duket jo të gjithë protagonistët e F1 po mendojnë për pushimet.
Luis Hamilton është zyrtarisht pjesë e presidencës së skuadrës së futbollit amerikan të Denver Broncos.
Lajmin e ka dhënë vetë shtatë herë kampioni i botës me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “I lumtur që i bashkohem këtij grupi pronarësh dhe të jem pjesë e historisë së Denver Broncos. Bëhet fjalë për një mundësi unike në jetë, për të pasur impakt në sport dhe të punosh me një ekip që ka famë botërore”, tha britaniku, i cili ka blerë një pjesë të aksioneve të skuadrës së njohur në NFL.
Arena e Lajmit