Atletiko e Madridit është e dëshpëruar për të ulur murin e saj të shpenzimeve përpara datës 1 shtator, kur mbyllet edhe merkato e kësaj vere dhe ai që mund ta shpëtojë më shpejt se kushdo tjetër është pikërisht Juventusi.
Ndonëse bardhezinjtë nuk kanë ndërmend që të paguajnë më shumë se 20 milionë euro (spanjollët duan 35) për rikthimin e radhës së Alvaro Moratës në Torino, ideja e fundit nga radhët e “Colchoneros” ështe e zgjuar. “Juve, nëse do Moratën me kushtet e tua, atëherë gjej akordin dhe merr në Torino edhe Saulin”.
Arsyeja e kësaj kërkese është se pasi sfumoi blerja e mesfushorit nga ana e Çelsit, Atletikos, Sauli i kushton 7 milionë euro rrogë në sezon, dhe duke larguar këtë shifër, së bashku me rrogën e Moratës, plus 20 milionëve që do të arkëtonin, do të bënte që ai 40 milionëshi që i nevojitet klubit madrilen për t’u regjistruar në kampionatin e ardhshëm do të gjendeshin me një lëvizje të vetme.
Arena e Lajmit