Berisha: Nuk ka reformë, por mendojnë si të mbajnë karrigen e tyre! Do ta përzëmë këtë bandë nga pushteti!

Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës më 12 nëntor për të larguar qeverinë Rama.

“Si mund të rrini ju me këta, apo rrini se mund të përfitoni që biftekun 1 mijë, ti 500. Sigurisht nuk të bën përshtypje.  E lumturuar, por ku i gjete ato para!? Ne e kemi thënë që në fillim se këta nuk kanë reformë, por mendojnë si të mbajnë karrigen e tyre. 12 nëntor është dita e qytetarëve, ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë për të përzënë këtë bandë nga pushteti”, tha Berisha, duke shtuar: “E dëgjoni se çfarë gjuhe përdor ai. Pse çfarë kujtoni se ne të tjerët nuk i njohim në fjalor ato fjalë? Por ne nuk i themi se nuk duam që hapësira informative publike të ndotet siç e ndot ai. Dhe përpiqet me këtë të mbulojë abuzimin e tmerrshëm.
U thotë shqiptarëve se ato flurimet e mia kanë qenë gjysma e një bilete. U thotë shqiptarëve se kam promovuar avionët ‘Air Albania’ në një kohë që kompania ka 3 vite që nuk dorëzon bilancet, është e falimentuar. A ndjeni ndonjë përgjegjësi para zgjedhësve shqiptarë, të ju pyes unë ju. Para atyre që u kanë votuar. Si ka mundësi që jeni kaq të pandjeshëm.”

Berisha: Nuk ka reformë, por mendojnë si të mbajnë karrigen e tyre! Do ta përzëmë këtë bandë nga pushteti!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook