Ekzekutimi i 39-vjeçarit tek “Kodra e Diellit”, ish-prokurori: Gjeneza në Lezhë, pasojat në Tiranë! Mentor Kikia: Vrasjet të tipit mafioz janë për llogari të mëdha!

Bici

Në emisionin “Open” në News24 gazetari Mentor Kikia foli për ekzekutimin e ndodhur mbrëmjen e të dielës tek Kodrat e Diellit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Briken Sanaj.

Gjatë bisedës në studio, gazetari Kikia tha se zakonisht vrasjet të tipit mafioz, janë vrasje për llogari të mëdha.

Nga ana e tij ish-Prokurori Eugen Bici tha se gjeneza e të gjithë ngjarjes është Lezha, por pasojat i ka Tirana.

Pjesë nga biseda në studio:

Arjan Hoxha: Sipas informacioneve të publikuara mund të themi se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë. Dyshoj që është për hakmarrje, ky fenomen në Shqipëri fatkeqësisht është i njohur dhe gjatë gjithë këtyre viteve është punuar shumë pak. Me çfarë është përcjellë mendoj se jemi në rastin e hakmarrjes ose kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë. Nuk përjashtohen pista të tjera.

Bici: Duke pasur në konsideratë dhe mënyrën se si policia ka bërë këqyrjen e ngjarjes, arrijmë në konkluzionin se dinamika për policinë është e qartë, pasi janë disa gjurmë që nuk mundet t’i zhdukin fare. Dhe kam përshtypjen se dokumentimi mund të jetë shumë më i shpejtë. Hetimi duhet të jetë më i saktë në drejtim të kësaj piste. Por mënyra si veprohet duke u përpjekur të zhdukin provat, ka edhe shumë detaje ku zjarri nuk bën do të gjë. Gjeneza e të gjithë ngjarjes është Lezha, por pasojat i ka Tirana. Në Lezhë ka ndodhur plagosja, në Tiranë vrasja. Vrasjet për hakmarrje nuk besoj se do të jetë me pagesë, shpeshherë ka ndodhur të kryhet dhe vetë personi.

Mentor Kikia: Zakonisht vrasjet të tipit mafioz, janë vrasje për llogari të mëdha. Mafia vret pasi kanë dështuar të gjitha alternativat e tjera. Vrasjet për hakmarrje apo gjakmarrje janë krime ku dikur tradita e donte që vrasësi ta deklaronte vrasjen. Ka njerëz që i kanë kushtuar jetën duke e ndjekur viktimën për të çuar deri në fund hakmarrjen.

Glidona Daci: Autori ka parë edhe bashkëshorten, kanë pritur të largohen fëmijët, është treguar i kujdesshëm. E ka pasur idenë e qartë dhe objektivin.

 

 

Ekzekutimi i 39-vjeçarit tek “Kodra e Diellit”, ish-prokurori: Gjeneza në Lezhë, pasojat në Tiranë! Mentor Kikia: Vrasjet të tipit mafioz janë për llogari të mëdha!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook