Gjithçka në dorën e Shkëndijës, Partizani shpreson ende për sulmuesin 28-vjeçar

Ekziston një fije shprese për Sindrit Gurin dhe Partizani po këmbëngul që dëshira të kthehet në realitet. Ditën e djeshme është publikuar një foto nga një takim i lojtarit me drejtorin e Partizanit, Elton Marini, teksa nuk ka informacion se kur është shkrepur ky imazh.

guri shkendija

Gjithsesi, pavarësisht kësaj, gjithçka është në dorën e Shkëndijës. Klubi kuqezi ka parashikuar në kontratën e Gurit, opsionin e rinovimit të njëanshëm edhe për një vit tjetër e pritet ta aplikojë dhe ta mbajë shkodranin, i cili ka shkëlqyer në Europë me dy gola të realizuar dhe shpresohet ta bëjë edhe sot në ndeshjen që Shkëndija do të zhvillojë ndaj suedezëve të AIK-ut në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Guri luajti 25 ndeshje, 20 prej të cilave i nisi si titullar në sezonin e shkuar dhe mundi të shënojë 10 gola me tetovarët.

LEXO EDHE:

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”/ Publikohet foto qe nxjerr zbuluar darkën e drejtorit të Partizanit me sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Arena e Lajmit


Gjithçka në dorën e Shkëndijës, Partizani shpreson ende për sulmuesin 28-vjeçar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook