Frenki De Jong është një nga lojtarët më të përfolur të merkatos, me mesfushorin që ka oferta nga Junajtid dhe Çelsi për tu larguar nga Barcelona. Lidhur me këtë temë ka folur vetë numri një i katalanasve, Joan Laporta i cili ka theksuar se holandezi ka një kontratë më klubin dhe nuk do të largohet.
“Frenki nuk është në shitje, është një lojtar që e vlerësojmë shumë.
Duhet të ndihmojë klubin duke ulur pagën, por ai ka një kontratë me ne të cilën do ta respektojmë.”, u shpreh Laporta.
Arena e Lajmit