“Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe”, Rama sulmon sërish pedagogun Kovaçi: Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër…

Edi Rama554543

Pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga pedagogët se nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre do të hyjnë në grevë urie nesër pas orës 16:00, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Twitter, ai shkruan me ironi se “Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve!”, duke iu referuar kreut të sindikatës, Sandër Kovaçi.

“Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë”, shkruan Rama.

“Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe”, Rama sulmon sërish pedagogun Kovaçi: Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook