Ish-deputetja e PL nxjerr videon: E trishtë që Shqipëria përmendet në parlamentin anglez për veprimtari kriminale kundër interesave të Britanisë së Madhe

Kerpaci32

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë Floida Kërpaçi shkruan se rinia shqiptare është detyruar të marrë rrugët e emigracionit ilegal drejt Anglisë, sepse qeveria Rama nuk i ofron mundësi ekonomike për një jetesë me dinjitet në vendin e tyre.

Ajo ka shpërndarë një video, teksa deklaron se është e trishtë që Shqipëria përmendet në Parlamentin Anglez për veprimtari kriminale kundër interesave të Britanisë së Madhe.

“E trishtë që Shqipëria përmendet në Parlamentin Anglez për veprimtari kriminale kundër interesave të Britanisë së Madhe.
Rinia shqiptare është detyruar të marrë rrugët e emigracionit ilegal drejt Anglisë, sepse qeveria Rama nuk i ofron mundësi ekonomike për një jetesë me dinjitet në vendin e tyre. Ne do t’i japim fund këtij shërbimi të verbër që kryeministri Rama i bën interesave financiare vetjake në kurriz të rinisë shqiptare.
Do ti japim fund krizës ekonomike dhe nevojës për emigracion e përfshirje në aktivitet të paligjshëm të rinisë shqiptare”, shkruan Kërpaçi.

Ish-deputetja e PL nxjerr videon: E trishtë që Shqipëria përmendet në parlamentin anglez për veprimtari kriminale kundër interesave të Britanisë së Madhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook