ZYRTARE/ PSG prezanton ëndrrën e madhe të Milanit: Zgjodha… projektin

Renato Sançes është një futbollist i PSG-së. Zyrtarizimi ka ardhur sot me kampionët e Francës që kanë prezantuar mesfushorin portugez i cili kërkonte prej kohësh që të bëhej pjesë e tyre dhe kishte refuzuar oferta të rëndësishme, për të dhe për klubin e Lilës që zotëronte kartonin e tij.

sances

Një nga ofertat ishte e Milanit, që kishte kërkuar me kohë që ta bënte pjesë të kuqezinjve dhe kishte parimisht akord me Lilën dhe pëlqimin e lojtarit. Por sa hyri në skenë PSG gjithçka ndryshoi dhe lojtari ia bëri të qartë klubit se nuk do pranonte oferta të tjera. Sot, Sançes kaloi vizitat mjekësore dhe u prezantua në klubin parisien, ku ka firmosur një kontratë deri në vitin 2027.

“Jam shumë i lumtur që jam në Paris. Këto ditë të fundit kanë qenë shumë të rëndësishme për mua dhe familjen time. Jam i sigurt që kam bërë zgjedhjen e duhur, kam zgjedhur PSG pasi mendoj se është projekti më i mirë për mua. Të qëndroja në Francë ishte e rëndësishme pasi e njoh këtë kampionat”, tha Sançes në prezantim.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ PSG prezanton ëndrrën e madhe të Milanit: Zgjodha… projektin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook