Vjedhja nga pastruesja në banesën e Alda Klosit, Kikia për 400 mijë eurot e padeklaruara: Paratë pa zot janë të korrupsionit

Open9

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ka folur për vjedhjen e kryer nga pastruesja Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj, në shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Kikia u ndal te pjesa e parave pa zot, duke thënë se nuk janë të krimit dhe korrupsionit, ndaj nuk u del pronari sepse kushdo i ka thotë më mirë të rrinë aty ku janë, teksa më tej ka shuar se nuk presim burgosjen e Pastrueses por të vërtetën dhe kjo histori është tragjikomike.

“Vjedhja ka ndodhur në mënyrë spektakolare. Një funksionare mbante një shumë kaq të madhe në shtëpi, sende me vlerë që mund të sigurohen gjithashtu në mjedise të tjera si bankat. Trafikanti i mban në shtëpi këto lekë por nuk besoj që Havieri kishte këllqe të vidhte bandat sepse ata i zgjidhin punët më kollaj se policia. Mendoj që paratë pa zot nuk janë të krimit por nga korrupsioni, ndaj nuk u del pronari sepse kushdo i ka thotë më mirë të rrinë aty ku janë. Këto histori e ngarkojnë shumë më shumë seç mban një shoqëri të keqtrajtuar qeveri pas qeverie. Ajo që presim nuk është burgosja e një gruaje apo ministri, por zbulimi i të vërtetës. nëse këto para kanë ardhur nga korrupsioni të zbulohet e të ndëshkohet. Historia e pastrueses është tragjikomike por vlejti për të zbuluar diçka shumë më të madhe se vjedhja e saj” , u shpreh Kikia.

Arena e Lajmit

 

Vjedhja nga pastruesja në banesën e Alda Klosit, Kikia për 400 mijë eurot e padeklaruara: Paratë pa zot janë të korrupsionit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook