Afera 1.2 mln euro në Ministrinë e Financave, Kikia: E ngjashme më atë të pastrueses, askush nuk ka frikë dhe kjo lidhet me korrupsionin

Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ka folur për aferën 1.2 milion euro në Ministrinë e Financave.

Kikia e lidhi këtë ngjarje me atë të pastrueses, ku pak ditë më parë Rozeta Dobi bashkë më djalin e saj vodhën shuma të madha parash në shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Ai u shpreh se në Shqipëri njerëzit nuk kanë frikë ta bëjnë këtë gjë dhe kjo lidhet me korrupsionin.

Pjesë nga biseda në studio:

Kika: Mendoj se dy janë shkeljet. Që nga momenti që ekzekutohet vendimi i përmbaruesit, dhe ky ekzekutohet pa u kontestuar në gjykatë. Është ekzekutuar akti i vlerësimit të objektit. Përmbaruesi bën vlerësimin, ekzekutohet dhe gjëja që kontaktohet është përmbaruesi, zyrtari me një firmë është mungesa e frikës. Këta njerëz nuk kanë frikë. Një përmbarues ka detyrimin ligjor të ekzekutojë vendimet e gjykatave dhe titujt ekzekutiv. Ky merr përsipër ta bëjë. Këtu njerëzit nuk kanë frikë ta bëjnë këtë gjë. Kjo lidhet me korrupsionit. Në frymë është e njëjta si rasti i pastrueses. Dalim te rastësia e ngjarjes. Bankës i ka rënë në sy se nga vijnë këto para dhe i tërheq brenda ditës dhe nuk pagua as kredinë. Këtu ka munguar puna gjurmuese e policisë. Nëse do ishte bërë, do ishte kapur djali i pastrueses që publikon në rrjete sociale mjete. Kështu bën dhe Britani, që gjurmojnë makinat e shtrenjta. Në të njëjtën mënyrë nuk është zbuluar ngjarja, por ka qenë rastësia. Arrestimi është çështje fryme. Ka një lloj hezitimi për ta futur brenda.

Sejdarasi: Është kryesisht banka që bën raportime. Banka është nisur nga interesi i vetë, që nuk paguan kreditë. Ndaj ka kërkuar që të hetohet. Në momentin që ka dalë llogaria e Ilir Thana, prokurori e nis me përmbaruesin dhe jo Ministrinë e Financave. Unë them ta lejmë prokurorin.

Arena e Lajmit

Afera 1.2 mln euro në Ministrinë e Financave, Kikia: E ngjashme më atë të pastrueses, askush nuk ka frikë dhe kjo lidhet me korrupsionin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook