“Me shumë siguri do hetojë SPAK”, gazetari zbulon si u vodhën 1.2 mln euro në Ministrinë e Financave: Një ish-prokuror i përfshirë, vartësja i tha Gjokutës që…

Arsen Rusta3

Gazetari Arsen Rusta gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e emisionit “Open” ka zbuluar prapaskenat e vjedhjes së 1.2 milionë eurove në ministrinë e Financave, skemë që u zbulua ditën e sotme dhe u arrestuan 3 zyrtarë të këtij institucioni.

Rusta tregoi se gjithçka u zbulua nga një denoncim i një banke të nivelit të dytë për shkak të një kredie të pa paguar nga shtetasi Ilir Thana, ndërkohë që në një llogari ai merrte para nga buxheti i shtetit.

Ai zbuloi më tej se në këtë krim është i përfshirë edhe një ish-prokuror, ndërsa tregoi se një vartëse e Sekretarit të përgjithshëm Gjokutaj i tregoi këtij të fundit se kompensimi i Ilir Thanës nuk duhej bërë pasi ishte kryer në të kaluarën.

“Ilir Thana bashkë me zyrtarët nuk do ishte zbuluar nëse një bankë nuk do kishte bërë kallëzim penal. Thana nuk pagoi një kredi teksa merrte miliona nga shteti. Banka bëri kallëzimin kur pa që Thana merrte para në llogari. Fatura totale është 1.2 milionë euro. Gjokutës i kanë thënë një vartëse që nuk mund të kompensohet pasi është kompensuar një herë, ndërsa Sekretari nuk është se nuk e ka ditur. Ai ka pasur një shkresë ku I thuhej që kjo procedurë nuk mund të vazhdohej.

Këtë me shume siguri do e marrë SPAK-u. Hetimi I prokurorisë ka dhe një ish-prokuror që është pjesë e skemës, Thana ka qenë vetë pjesë e stafit dhe e di mirë si funksionon gjithçka. Thana nuk ka marrë kompensim për atë që ka paguar, nuk janë 1.2 milionë euro. Gjokuta ka pranuar kompensimin për objektin që ai ka humbur me vendim gjykate. Vlera ka dalë kaq e madhe se është një godina ku ndodhet AKSHI.

Vartësja i tha Gjokutës të mos e kalonte këtë vlerë. Ish-prokurori është pjesë e administratës së ministrisë së Financave sot, roli i tij është  shpërdorimi i detyrës dhe vjedhja e parave të buxhetit të shtetit ashtu si gjithë të akuzuarit.

“Me shumë siguri do hetojë SPAK”, gazetari zbulon si u vodhën 1.2 mln euro në Ministrinë e Financave: Një ish-prokuror i përfshirë, vartësja i tha Gjokutës që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook