Reforma Territoriale/ PS rrëzoi propozimin e opozitës për rritjen e numrit të bashkive, PD: Falsitet dhe kulisa paraelektorale të Ramës

Whatsapp Image 2022 11 01 At 14.59.04

Sekretari për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani në një komunikim për mediat u shpreh se qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes, ndaj interesave jetike të qytetarëve.

Deklarata e plotë:

Qëndrimi denigrues i PS-së ndaj përpjekjeve të PD për përmirësimin e hartës territoriale, nëpërmjet Taulant Ballës, ishte shprehje e përbuzjes së Rilindjes ndaj interesave jetike të qytetarëve.

Partia Demokratike është e vetëdijshme për falsitetin dhe kulisat paraelektorale të Edi Ramës, e vetëdijshme se ajo do ta rrëzonte propozimin tonë.

Kjo dijeni nuk na pengoi dhe nuk do të na pengojë për të paraqitur alternativën tonë.

Angazhimi i PD në përgatitjen e një projektligji për përmirësimin e Reformës administrative territorial, u krye jo si qëllim politik në vetvete, por në respekt të pritshmërive të qytetarëve për të ndryshuar katastrofën që shkaktoi ndarja territoriale e vitit 2014.

 

PD ka qenë dhe ngelet e vetëdijshme për pasojat e hidhura të bojkotit të ish-kryetarit në hartimin e hartës administrative të vitit 2014, dhe në përdorimin politik që Edi Rama i bëri këtij bojkoti në dëm të shqiptarëve.

Ne nuk kemi patur, dhe nuk kemi besim, se Edi Rama do të ofrojë vullnet politik për të mirën e qytetarëve dhe reformave që përmirësojnë jetën e tyre.

Në prag të fushatës për zgjedhjet vendore, PD ofroi një alternativë në interes të shërbimit publik, zhvillimit rajonal dhe të vendit.

Ne theksojmë një fakt kur themi se reforma e PS ka rënë pikërisht në katër shtyllat kryesore mbi të cilat u ngrit:

Pasojat:

Sa kohë kjo ndarje administrative vazhdon, pasojat i vuajnë qytetarët.

Ne u bëjmë thirje të na bashkohen më 12 nëntor përballë arrogancës së pushtetit, dhe rrezikut që Rama dhe klika e tij përbëjnë për Shqipërinë.

Reforma Territoriale/ PS rrëzoi propozimin e opozitës për rritjen e numrit të bashkive, PD: Falsitet dhe kulisa paraelektorale të Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook