Publikimi i llogarive bankare, inxhinieri Demiri alarmon: Shqipëria është vendi me sulmet më të mëdha kibernetike, të mos cenohet sektori i energjisë dhe industrisë

Open99

Inxhinieri dhe eksperti i rrjeteve kompjuterike, Erion Demiri i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur për publikimin e të dhënave të llogarive bankare (pa emra personash apo bankash por duke u ndalur tek precedenti).
Demiri u shpreh se sulmet kibernetike që poo ndodhin në Shqipër nuk po ndodh në asnjë vend tejtër të botës dhe se duhet të ruhemi të mos cënohen sektori i energjisë dhe idnustrisë.

Pjesë nga biseda:

Demiri: Kjo që po ndodh këtu s’ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës. Sasia dhe nxjerrja e të dhënave po ndodh shpesh dhe do të vazhdojë pasi s’kemi asnjë indice që nuk do vazhdojë. Kam filluar ti katalogoj të gjitha indicet dhe mund të nxjerre një libër të madh kur të mbajë kjo histori, se do jetë interesante për vendet e tjera. Të dhënat që kanë ikur, kanë ikur.

Kikia: Kjo është si ta derdhësh vaji në ujë dhe të duash ta mbledhësh.

Demiri: Të mos preken sisteme si energjetika, industria. Irani p.sh. në një sistem të uraniumit ka pësuar një sulm kibernetika të ardhur nga dy shtete. Nuk diskutohet që jemi akoma sisteme të rëndësishme q e nuk kemi informacion që anë prekur. Kemi një institucion që quhet Akses që është më i larti dhe duhet të këtë kontroll. Këto muaj e fundit kemi kërkuar transparencë. Ky institucion ka ndryshuar qasje. Një institucion i vetëm apo qeveria e vetme, nuk mund ta bëjë këtë. Strategjia kombëtare ka ekzistuar, pasi e kemi bërë legjislacione në bazë të BE.
Kikia: Në Shqipëri, vjedhjen e parë e ka bërë roja dhe pastaj erdhën hajdutët nga jashtë. Duhet që vetë autoritetet brenda të kuptojnë përmasat e skandalit të nxjerrjes së dhënave.

Demiri: Flitet për strategji, fakti që nuk funksionon është që nuk ishte ashtu siç duhet. Krijimi i qendrave sektoriale të kësaj mori sistemi, duhet të punojnë për të patur mbrojtjen më të mirë.
Semanaj: Akshi dështoi. Ky është një hap i vonuar dhe se kuptoj si mund të investohet pa patur siguri. Ne po e kuptojmë sot se nuk e kishim sot. Policia e Shtetit nuk varet nga Akshi. Janë dy gjëra të ndryshme. Besoj se është lajm i mirë.

Peka: Rreziku më i madh është kur kryeministri tallet. Merrem më të se për çdo incidente del ai e flet, duke mos e marrë me seriozitet por me tallje. Mesa dimë, Akshi ka patur një financim prej 195 milionë euro. Gjëja e parë që ka ndodhur është që këto data baza janë centralizuar te Akshi. Unë dyshoj se ka ndodhur për këto 195 milionë euro. Me ngritje e këtij sistemi, Shqipëria ka krijuar një makinë pa frena. Ajo që thotë ministri duhet të ishin bërë që në ditët e para. E ardhmja e botës është lufta kibernetike. Kur ngre sisteme të tilla është që të nxjerrësh mekanizma për ti mbrojtur.

Arena e Lajmit

Publikimi i llogarive bankare, inxhinieri Demiri alarmon: Shqipëria është vendi me sulmet më të mëdha kibernetike, të mos cenohet sektori i energjisë dhe industrisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook