Shkupi, skuadra shqiptare që u shpall kampion në Maqedoninë e Veriut, u mposht mbrëmjen e sotme në transfertën iralandeze ndaj Shamrokut, me rezultatin 3-1, në sfidën e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Europës.
Vendasit shënuan 2 herë në pjesën e parë, me Burke fillimisht që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa më pas ishte Uats që dyfishoi. Në minutën e 77-të, ishte Kueven, që shënoi një supergol nga afro 30 metra, ku me një gjuajtje potente e përshëndeti rrjetën duke ngushtuar përkohësisht shifrat në 2-1. Në minutën e 84-t, Shkupi mbeti me 10 lojtarë, posi Hamidi, u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Kur të gjithë prisnin fundin e sfidë, në minutë e 97-të, vendasit shënuan edhe të tretin e O’Neill. Tashmë skuadrës shqiptare të Shkupit, do t’i nevojitet një fitore më të paktën 2 gola në sfidën e kthimit për të synuar kualifikimin në raundin “play off” të Ligës së Europës.
FT SHAMROK-SHKUPI 3-1
12’ (p) Bërk, 29′ Uats, 90’+7′ O Nill / 77′ Kueven
SUPERGOLI I SHKUPIT:
FORMACIONET ZYRTARE:
Arena e Lajmit