Futbollisti shqiptar, Emir Sahiti, gjeti rrugën e rrjetës në Ligë ne Konferencës, me fanellën e Hajdukut të Splitit në minutën e 67-të të sfidës ndaj portugezëve të Vitoria Guimaresh.
Miqtë shënuan të parët në minutën e 61-të, me Miguel Maga, teksa festa e tyre zgjati vetëm 6 minuta, pasi në të 67-tën, ish-futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Sahiti, nuk fali me portën e boshatisur duke i hapur rrugën përmbysjes.
Në minutën e 75-të, skuadra kroate gjeti golin e dytë me anë të futbollistit Melnjak. Vlen të theksohet fakti se në minutën e 77-të, shqiptari Sahiti u largua nga fusha për t’i lënë vendin futbollistit Kolina.
Ky ishte goli i parë për këtë sezon për futbollistin 23-vjeçar, Emir Sahiti, që së fundmi iu bashkua Kosovës.
VIDEO E GOLIT
Arena e Lajmit