Policia e Tiranës ka publikuar pamjet nga aksioni për kapjen e shkelësve të qarkullimit rrugor në kryeqytet.
“Droni edukues” i vënë në dispozicion nga policia është për rritjen e sigurisë rrugore duke kontrolluar shoferët e mjeteve në respektimin e rregullave të qarkullimit.
Policia bën me dije se të gjithë shoferët e kapur në pamjet e dronit do të gjobiten me 3000 lekë, për shkak se nuk ka respektuar drejtimin apo korsinë rrugore.
Postimi i Policisë Tiranë:
Një ndër objektivat e “Dronit edukues” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor.
(BlakanWeb)