Lufta e 90-shave, derbi “fillon” me një muaj avancë/ Gati të sfidojë Lukakun, De Ketelare si… Kakaja

Për foton e prezantimit i kërkuan të merrte një pozë si i egërsuar dhe rezultati nuk ishte opetimal. Sepse Sharl de Ketelare ka pamjen e një gjimnazisti dhe është normale që të dalë më mirë në fotografi kur ka një letër për të nënshkruar apo me një top në këmbë.

lukaku belgu

Me fizikun që ka do të duhet të ‘mprehë’ brrylat për Serinë A, megjithatë mosha është në anën e tij. Koha nuk i mungon e megjithatë puna ka nisur menjëherë. Dje në ora 15:00 edhe stërvitja e parë me shokët e rinj. Nuk ishte një moment banal, të paktën duke u bazuar te “Ungjilli” sipas Gatuzos që duke folur për zbarkimin e Kakasë te Milani 19 vjet më parë, ka thënë:

“E pamë me ato syze e si të hutuar dhe u habitëm të gjithë në skuadër. Nuk e dinim çfarë donte një tip i tillë te Milani. Në stërvitjen e parë më dribloi si birilë. I ndërhyri Nesta dhe e shmangut më një prekje topi. Goditi dhe sfera përfundoi në trekëndësh.”

BËJI KRENAR – De Ketelare është simboli i epokës “Elliott”. I ri dhe me prespektivë. Ka zgjedhur të mbajë numrin 90 ashtu si bashkëkombasi Lukaku te Interi. Një talent 21 vjeçar kundër një sulmuesi që sivjet do të luajë për herë të tretë në një Kupë Bote. Mes të dyve nuk ka krahasim dhe fantazisti i Milanit mund të vuajë më shumë presionin.

Sidomos në derbi kur dy numra 90 të jkenë përballë. Karakteristikat janë të gjitha dhe lejojnë hapësirë për optimizëm. Krahasimet me Kakanë apo dueli me Lukakun janë vetëm garniturë. De Ketelare thotë se është gati të japë ndihmën e tij, teksa milniastët duan vetëm që t’i bëjë krenarë. Nëse ndodh edhe ndaj Interit. Akoma më mirë. Derbi i 90- asheve ka filluar me një muaj avancë.

BIG ROM – Anglia është një kujtim i largët. Mjaftoi një fotografi me kanatjerën që mezi i mbullonte disa pjesë të malit me muskuj. Romelu Lukaku po rilind në Milanon zikaltër dhe thuajse është në formë optimale kur na ndajnë 10 ditë nga nisja e sezonit. U stërvit rëndëshëm edhe gjatë pushimeve për të rifituar dashurinë e interistëve, por edhe për t’u bërë gati për atë që mund të jetë sfida më e re e karrierës. Belgu ia mbathi nga Interi në një natë gushti sepse ndjente mall për shtëpinë.

Thënë ndryshe Çelsi. Së fundmi ka zbuluar se shtëpia është gjetkë dhe aventurën e re po e nis me një numër të ri. 90-at përkon thuajse me kilogramët, megjithatë sulmuesi nuk vuan që nënta e tij është në shpinën e dikujt tjetër (Xheko). Në qytet ka vend për disa mbretër sepse edhe Ibra ia ktheu reston duke çkurorëzuar ekipin e ri të zemrës së Lukakut.

c4005466a5

ÇËSHTJE NUMRI – Në letrat e fallit, 90 është edhe një numër që ngjall frikë e me siguri nuk ka lidhje me frikën që duhet të kenë rivalët. Në Itali e kanë respektuar më shumë se sa duhet, por tashmë lëvizjen e tij me fundshpinë e njohin të gjithë, ndaj do të jetë interesante të shohim se si do ta përballojnë.

Kielini që i jepte leksione nuk është më, por belgu nuk stepet. Me Lautaron në krah nuk do ta kishte problem të sfidonte askënd. Argjentinasi ka përfunduar evolucionin dhe është një kampion në 360 gradë.

Te Interi, në fakt, askush nuk shqetësohej. Fundja dy sulmuesit në epokën “Konte” kanë shënuar më shumë se 100 gola (104). Lula duket e bërë për të luajtur bashkë, teksa derbi përballë rivalit të sulmit në kombëtare Origi nuk e shqetëson. Aq më pak Salmakersi apo De Ketelarë që te Milani ka numrin simetrik.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Lufta e 90-shave, derbi “fillon” me një muaj avancë/ Gati të sfidojë Lukakun, De Ketelare si… Kakaja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook