Vijnaldum te Roma, holandezi bën të çmenden tifozët dhe thyen rekord që në avion

Xheorxhinio Vijnaldum është mesfushori i ri i Romës. Futbollisti holandez është larguar nga PSG për t’iu bashkuar Murinjos në kryeqytetin italian dhe sot ka mbërritur me një udhëtim shumë të veçantë.

vijnaldum

Ka qenë vetë pronari i skuadrës, Dan Fridkin, ai i cili me avionin privat që e pilotonte vetë, ka shkuar ta marrë në Paris për ta sjellë në aeroportin e Çiampino në Romë. Një udhëtim i cili ka bërë që të thyhet një rekord.

Ashtu siç ndodhi me fluturimin që do të çonte Dibala te skuadra e Romës që po stërvitej në Portugali, tifozët janë futur në faqet që ndjekin pikërisht udhëtimet ajrore për të mësuar vazhdimisht se në cilën pikë ishte udhëtimi.

Për Dibalën, kanë qenë 7 mijë tifozë që kanë kërkuar informacion në këtë faqe. Për Vijnaldum, interesimi ishte thuajse i dyfishtë, pasi ishin rreth 13 mijë tifozë të cilët kanë kërkuar të dinë se ku gjendej avioni i pilotuar nga Fridkin për të organizuar më pas pritjen në aeroport.

Dhe me qindra tifozë kanë qenë të pranishëm aty kur Vijnaldum ka zbarkuar, duke e pritur me kore e brohoritje, të ndërgjegjshëm se me afrimin e një lojtari të tillë, verdhekuqtë mund të kthehen në një forcë të kampionatit.

Arena e Lajmit


Vijnaldum te Roma, holandezi bën të çmenden tifozët dhe thyen rekord që në avion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook