Tomas Tuhel e konfirmon para gazetarëve: Armando Broja mund të jetë numri 9 i Çelsit

Fanella me numrin 18 që Çelsi i besoi Armando Brojës nuk ka qenë konfirmimi i vetëm që ka marrë sulmuesi se do të jetë pjesë e bluve për edicionin e ri. Sot, kanë qenë fjalët e trajnerit Tomas Tuhel ata që kanë bërë thuajse zyrtar faktin se futbollisti i përfaqësueses shqiptare, nuk do të largohet nga blutë gjatë merkatos së verës, pavarësisht ofertave për të.

broja tuhel

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Evertonin, i pyetur fillimisht për emrat që mund të largohen e huazohen, Tuhel nuk ka përmendur sulmuesin shqiptar. Ndërsa i pyetur më pas për opsionet në sulm dhe nëse Rahem Sterling mund të ishte numri 9 i ri i Çelsit, duke luajtur në majë të sulmit, trajneri gjerman ka përfshirë edhe Brojën në mes të alternativave të tij.

“Nëse luajmë me të njëjtën strukturë të vitit të kaluar me tre lojtarë ofensivë, mund të jetë fluide. Ndaj mund të jetë Kai (Havertz), mund të jetë ai (Sterling), mund të jetë Timo Verner. Mund të jetë gjithashtu edhe Armando Broja i cili tani është në skuadër”, theksoi trajneri rreth alternativave që mund të përdorte në sulm.

Arena e Lajmit


Tomas Tuhel e konfirmon para gazetarëve: Armando Broja mund të jetë numri 9 i Çelsit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook