Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha ka reaguar pas publikimit të disa fotove ku ai shfaqet me Ramzan Kadirov, i cili është i njohur si një nga mbështetësit ushtarak të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ish-mesfushori i Skëndërbeut ka reaguar me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook” ku ka shpjeguar se e ka bërë këtë foto për shkak se ka rinovuar kontratën me klubin e tij Akhmat Groznit ku president është lideri çeçen.
Berisha ka theksuar se kjo ka qenë arsyeja e vetme dhe se kjo zgjedhje nuk ka lidhje me politikat që Kadirov ndjek në arenën ndërkombëtare.
LEXO EDHE:
Foto me mbështetësin ushtarak të Putinit, ish-ylli i Skënderbeut përfundon në qendër të kritikave
Arena e Lajmit