Rivalë nga Bangladeshi deri te Somalia, Shqipëria gati për Lojërat e Solidaritetit Islamik

Turqia do të presë nga data 9 deri më 18 gusht edicionin e 5-të të Lojërave të Solidaritetit Islamik, event që u shty një vit më parë për shkak të spostimit të Lojërave Olimpike Verore prej situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Në “Konya 2021” do të marrin pjesë 55 shtete, për një numër total prej 6000 sportistësh, të cilët do të konkurrojnë në 380 evente në 19 disiplina sportive.

ylli lojrat islamike

E pranishme në “Konya 2021” do të jetë edhe Shqipëria, e cila do të konkurrojë me 13 sportistë, në disiplina si atletika, çiklizmi, karateja, mundja, noti, ping-pongu, taekwondoja dhe xhudo. Shqipëria është i vetmi vend “puro” europian që merr pjesë në Lojërat e Solidaritetit Islamik, pasi shtetet e tjera pjesëmarrëse të Europës si Turqia, Kazakistani dhe Azerbajxhani, siç dihet, ndodhen mes kontinentit të vjetër dhe Azisë. Kështu kuqezinjtë do të masin forcat në gara me rivalë duke nisur nga shtete si Bangladeshi, deri te Somalia apo Mozambiku.

PREZANTIMI – Ndërkohë, ditën e djeshme në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti i KOKSHit, Fidel Ylli, ka prezantuar ekipin kuqezi që do të marrë pjesë në “Konya 2021”. Kështu, në këtë event Shqipëria do të marrë pjesë me atleten Elisa Myrtollari, me çiklistët Brikel Barçi dhe Mikel Demiri, për të vijuar në sportin e karatesë me Abdullah Backën. Mundja kuqezi do të paraqitet me dy çeçenët e natyralizuar, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët pas suksesit në Lojërat Mesdhetare dy muaj më parë do të synojnë të tjera medalje.

Në not do të garojnë Dalvi Elezi dhe Sofian Sarrag, ndërsa përfaqësues i ping-pongut është Kejdi Kalaja. Enisa Shabaj dhe Orseld Shkalla do të konkurrojnë në taekwondo, ndërsa xhudoja do të përfaqësohet me Erson Ramajn dhe Amanda Likën. Sipas procedurave të zakonshme, sportistët dje nënshkruan edhe kontratat e përfaqësimit si dhe morën uniformat zyrtare të përfaqësimit në këtë eveniment.

LISTA E VENDEVE PJESEMARRESE

WhatsApp Image 2022-08-05 at 2.50.43 PM

WhatsApp Image 2022-08-05 at 2.50.44 PM

WhatsApp Image 2022-08-05 at 2.50.44 PM (1)

Arena e Lajmit

 


Rivalë nga Bangladeshi deri te Somalia, Shqipëria gati për Lojërat e Solidaritetit Islamik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook