KLP e pakënaqur me buxhetin e Qeverisë: Fondi nuk mjafton as për të paguar dritat. Financat: E keni të mjaftueshëm

Alfred Balla Klp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kundërshtuar sot në Komisionin e Ligjeve projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, sa i përket numrit të punonjësve dhe fondeve të akorduara.

Alfred Balla i KLP-së tha se numri i punonjësve duhet të rritet nga 65 në 78, ndërsa sipas sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni fondet e akorduara nuk mbulojnë dot as pagimin e faturës së energjisë elektrike.

Debati

Alfred Balla (KLP): Ne jemi organ i pavarur, jemi pjesë e sistemit të drejtësisë. E përcaktojmë vetë strukturën tonë. Kur jemi krijuar, struktura jone përcaktohej nga Kuvendi, por tani puna jonë realizohet më mirë duke u shtuar. Buxheti ynë është modest, ne kemi vetëm 4% të buxhetit, Prokuroria e përgjithshme merr 66% dhe SPAK 30%. Kërkesat tona nuk janë të ekzagjeruara, por të nevojshme.

Sekretari i përgjithshëm i KLP: Kemi bërë kërkesë për blerjen e një serveri qëndror, një vlerë 2.5 milionë lekë për dixhitalizimin e arkivës, si dhe kemi kërkuar edhe 5 milionë për pjesën e Sigurisë. Në mars na u ulën shpenzimet dhe pagat në një një vlerë të konsiderueshme gjë që bëri që sot të mos kemi fonde për dritat dhe ujin. 70% e fondit të shpenzimeve korrente shkojnë për dritat, pastrimin dhe mirëmbajtjen. Kërkesa jonë për 10 milionë lekë është minimumi që ne kërkojmë për të plotësuar detyrat tona për të qenë në rregull me shtetin.

Causholli (Ministria e Financave): Për disa kërkesa të institucionit nuk mund të jap një vlerësim, pasi nuk i kanë sjellë më herët. Në numrin e punonjësve nuk kemi parashikime të rritjes së numrit. Buxheti i KLP njeh rritje në % dhe shifra absolute, duke mbuluar të gjithë veprimtarinë bazë të institucionit.

Balla: Ju thoni që ka rritje në 2023, mos e keni fjalën për indeksimin e pagave se gjë tjetër nuk ka. Për shtesën e punonjësve që kemi kërkuar, nuk kanë paga të larta, janë nga shoferi te shefi i sektorit.

Stojani (KLP): Si do ti bëjmë ne trajnimet me 65 punonjës? Ne kërkojmë një minimum që kërkon ligjvënësi. Në ligjin tonë nuk parashikohet që numrin e punonjësve e përcakton Kuvendi, siç është te ILD-ja. Ligji na ngarkon ne të bëjmë strukturën, të cilin duhet ta përcaktojë Këshilli. Kërkesat tona nuk janë të ekzagjeruara.

KLP e pakënaqur me buxhetin e Qeverisë: Fondi nuk mjafton as për të paguar dritat. Financat: E keni të mjaftueshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook