Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 65-vjeçari në Lushnje, në banesën e tij u gjetën…

Fier

Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 65-vjeçari Xh.V., pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu bëhet me dije se është proceduar në gjendje të lirë F. T., 55 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një send të fortë (shkop bejsbolli).

Njoftimi i plotë:

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 55 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një send të fortë (shkop bejsbolli).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, arrestohet 65-vjeçari në Lushnje, në banesën e tij u gjetën…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook