Tirana si supermarket, ukrainasit ofrojnë miliona për titullarët e bardhebluve

Në Shqipëri ka një shprehje që përdoret në raste dasmash. “Ishallah tërheq këmbën zvarrë…” Siç duket Enur Totre e ka bërë një gjë të tillë. Lojtari ka tërhequr këmbën dhe të tjerë lojtarë nga Shqipëria dhe më saktë nga Tirana mund të lënë bardheblutë. Tashmë është e qartë se ukrainasit që blenë Totren kanë gjetur një shteg për të marrë lojtarët që u mungojnë në skuadrat e tyre.

Tirana

Duke parë që shumë futbollistë nuk po u vijnë, klubet ukrainase u kanë vënë sytë lojtarëve të skuadrave kampione të lindjes dhe i joshin skuadrat dhe sportistët me para. Poltava ka marrë Totren, është gati të afrojë Tolin, por jo vetëm. Marsel Ismajlgeci mund të jetë një alternativë për kampionatin ukrainas. Ai është ndjekur nga menaxherë dhe mund të largohet nga Tirana nëse arrihet një akord me bardheblutë dhe gjendet një skuadër që e vlerëson lojtarin e krahut të majtë. Nga ana tjetër, edhe Vesel Limaj ka një ofertë, por ende nuk ka asgjë konkrete.

seferi

Shumë skuadra duan shërbimet e Seferit. Tri janë kampionatet ku ai mund të luajë: Turqia, Polonia ose Ukraina. Më së shumti nga këto shtete ka pasur interesim për sulmuesin, i cili me të gjitha gjasat do të largohet nga Tirana, ndërsa mbeten modalitetet e fundit. Dihet që nga Polonia dhe Turqia për Seferin ka pasur interes, ndërsa Ukraina është një treg i sapozbuluar. Nga Polonia bëjnë me dije se Seferi kërkohet nga Widzew Lodz, që janë të gatshëm të investojnë një shumë të konsiderueshme për ta afruar në skuadër. Për lojtarin mund të ketë oferta serioze në drejtim të tij dhe duhet të jetë gati për një lëvizje në një kampionat më të fortë. Sigurisht, flitet për transferim me shifra mbi 500 mijë euro që mund të marrë klubi, ashtu si edhe rroga e lojtarit.

Po kështu, menaxherët e Besart Bekajt kanë mbyllur marrëveshjen me një klub turk dhe portieri do të transferohet në këtë kampionat. Thjesht Tirana është kthyer në një supermarket të madh, për Ukrainën që kërkon futbollistë për të plotësuar skuadrat dhe nisur sezonin më 20 gusht.

Arena e Lajmit


Tirana si supermarket, ukrainasit ofrojnë miliona për titullarët e bardhebluve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook