“Qytetarët” mendojnë për tifozët, Mançester Siti fiton edhe kampionatin e… birrave

Për tifozët anglezë nuk ka lidhje më të shpejtë mendimi sesa ajo mes futbollit dhe birrave. Kjo pije në ishull është një institucion, deri në pikën sa tifozët e nisin ndeshjen që nga shtëpia, e shijojnë në pabet e lagjes dhe rreth stadiumit të skuadrës së tyre të zemrës. Dhe në fund të ndeshjes e festojnë ose kalojnë zhgënjimin sërish nën efektin e alkoolit.

78678678

Por birra nuk mungon as brenda stadiumit. Një raport i “Top-10 Casinos”, kampion edhe për çmimet e birrave është Siti, por në kuptimin e mirë të fjalës dhe jo të shtrenjtësisë. Në “Etihad”, për të parë skuadrën e Guardiolës një gotë birrë kushton 3.4 sterlina. Në vend të dytë të këtij klasifikimi është Brentfordi (3.5), ndjekur nga Njukasëlli dhe Lidsi (3.6).

Kush e mbyll klasifikimin? Mançester Junajtid. Në “Old Trafford” një birrë kushton 5.1 paund, 50% më shumë sesa në shtëpinë e komshinjve të tyre. Liverpuli, Fulhami, Evertoni, Bornmëthi dhe Sauthemptoni e shesin 4 paund.

Arena e Lajmit


“Qytetarët” mendojnë për tifozët, Mançester Siti fiton edhe kampionatin e… birrave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook