“Ato çështje janë hetuar dhe ka njerëz në burg”, Rama për dosjet 187 dhe 339: Nëse keni fakte, kallëzimin dhe çojeni në SPAK

Rama 3

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për dosjet 187, 339 për çështjet zgjedhore dhe përgjimet ku ‘inkriminohet’ PS në vjedhje votash ka njerëz që janë në burg dhe janë hetuar. Ai tha se nëse kanë fakte, të çojnë kallëzim në SPAK.

“Unë nuk di çështje me numra, nuk jam magazinier. PS-në e keni inkriminuar ju, me komentet tuaja. Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Ato çështje janë hetuar dhe për ato çështje ka njerëz sot që janë në burg, sot që flasim. Po ka njerëz që janë në burg, janë hetuar. Tani çfarë këkroni ju, kërkoni të dalin si i imagjinoni ju, por nuk janë ashtu e s’kanë si dalin ashtu. Kështu që unë nuk kam çfarë i kërkoj në këtë rast askujt, por ju nëse keni fakte, kallëzimin dhe çojeni në SPAK. SPAK-u është aty”, tha Rama.

“Ato çështje janë hetuar dhe ka njerëz në burg”, Rama për dosjet 187 dhe 339: Nëse keni fakte, kallëzimin dhe çojeni në SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook