Rinis Premier Liga, Junajtid kërkon të rikthehet në piedestal/ Asnjë si ish-skuadra e Fergit, ndjek Arsenali dhe Çelsi

Premier Liga feston përvjetorin e saj të 30-të këtë verë. Pasi kampionati ndryshoi formatin nga Divizioni i Parë në sezonin 1992-‘93, nën emrin Premier Ligë, elita e kampionatit anglez do të ngrejë siparin në sezonin e saj të 31- të ditën e sotme. Por cilat kanë qenë skuadrat më të mira gjatë tri dekadave të fundit në elitën e futbollit ishullor?

ferguson

Mançester Junajtid është skuadra më e mirë e këtyre tre dhjetëvjeçarëve të fundit sa u përket titujve të fituar (triumfoi në 13 nga 30 të mundshëm) të gjithë nën drejtimin e trajnerit legjendar Sër Aleks Ferguson. Fqinjët e Sitit kanë 6, përpara Çelsit (5) dhe Arsenalit (3). Në total, Premier Ligën e kanë fituar vetëm 7 klube, përfshirë edhe Blekbërnin, Lestërin dhe Liverpulin.

Po sa u përket pikëve të grumbulluara? Cilat janë klubet më të mira në 30 sezonet e plota? Edhe këtu kryeson normalisht Mançester Junajtid. 20 herë kampionët e Anglisë kanë grumbulluar në total 2.366 pikë nga 1.152 ndeshjet e tyre, ose me mbi 200 pikë mbi çdo klub tjetër. Por nëse “Djajtë” janë shumë të shkëputur në krye në këtë klasifikim, gara për vendin e dytë dhe të tretë është ekstremisht e ngushtë. Në fakt, pavarësisht se të dyja klubet kanë luajtur 1.152 ndeshje, diferenca mes Arsenalit të vendit të dytë (2.141) dhe Çelsit (2.138) një shkallë më poshtë është vetëm tri pikë.

Liverpuli renditet i pashqetësuar në vendin e katërt me 2.109 pikë, shumë i shkëputur nga Totenhemi i vendit të pestë që ka koleksionuar 1.787 pikë nga 1.152 ndeshjet e tyre. “Spërsat” janë përpara Mançester Sitit që renditet në vend të gjashtë me vetëm 1.629 pikë. Pavarësisht dominimit të tyre të viteve të fundit, pjesa blu e Mançesterit ka qenë për pesë sezone jashtë Premier Ligës, madje në sezonin 1998-‘99 rrëshqiti deri në Kategorinë e Tretë, që do të thotë se në Premier Ligë ka luajtur vetëm 962 ndeshje.

Evertoni (1.574 pikë), Njukasëlli (1.410), Aston Vila (1.358) dhe Uest Hemi (1.258) plotësojnë 10 vendet e para. Sauthemptoni (1.063) është i vetmi klub tjetër që thyen barrierën e 1 mijë pikëve, ndërsa “Shenjtorët” renditen në pozicionin e 11-të. Por cila është skuadra më e dobët e historisë së Premier Ligës?

RENDITJA

Ky “nder” i shkon Suindonit, që luajti vetëm një sezon në elitë dhe fituan vetëm 30 pikë nga 42 ndeshjet e tyre. Barnslej mori 35 pikë nga 38 ndeshje, me Blekpullin (39) dhe Brentfordin (46) që qëndrojnë dy shkallë më lart. Hadërsfilldi dhe Brentfordi qëndrojnë përpara tyre me 53 dhe 62 pikë respektivisht, ndërsa të dyja kanë luajtur vetëm dy sezone në Premier Ligë.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – Arena e Lajmit


Rinis Premier Liga, Junajtid kërkon të rikthehet në piedestal/ Asnjë si ish-skuadra e Fergit, ndjek Arsenali dhe Çelsi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook